"Drama" në Champions, Conte: Të flasin edhe drejtuesit për këtë situatë

"Drama" në Champions, Conte: Të flasin edhe drejtuesit

Interi e bënë dramë duke dërguar në erë avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë e për pasojë u mund nga Borussia Dortmund me shifrat 3-2. 

Menjëherë pas këtij takimi në kuadër të fazës së grupeve në Uefa Champions League, Antonio Conte u shpreh tepër i zhgënjyer nga humbja e zikaltërve me përmbysje. Trajneri italian i dha një mesazh të fortë edhe drejtuesve të klubit.

"Mendoj se ndodhi si në Barcelonë, ndoshta më keq, sepse kryesonim me dy gola. Më falni, por më thonë që duhet të buzëqesh kur jam në televizion. Më duhet të flas gjithmonë për rritjen, për të njëjtat gjëra. Kështu që më mirë po vij duke qeshur.

Nuk më pëlqen të komentoj pjesën e dytë, mund të gjejmë shumë justifikime, por nuk do e doja. Besoj që kjo ndeshje do ia bëjë të qarta gjërat atyre që duhet të kuptojnë. Gjithmonë themi të njëjtat gjëra, na vjen keq për humbjen, do gjejmë një arsye për të dhe më pas do ecim sërish. Besoj se mund ta planifikonim më mirë ekipin nga ana e klubit. Shpresoj që edhe drejtuesit të vijnë e të flasin. Kemi shumë punë përpara.

Dua t’i falenderoj djemtë për gjithë këto ndeshje në pak ditë. Por, ne jemi Interi, dhe nuk mund të fshihemi pas gishtit".

EMISIONET