Drageri tradhëton policin e Durrësit, e arrestojnë të dehur duke ngarë makinën e policisë

Drageri tradhëton policin e Durrësit, e arrestojnë të dehur

Një punonjës policie në komisariatin e Durrësit është arrestuar nga SHÇBA pasi akuzohet se ka qenë duke drejtuar i dehur makinën e shërbimit. Jo vetëm kaq, thuhet se 49 vjeçari, Ilir Vrioni ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat informoi mbrëmjen e 3 tetorit se arrestoi Vrionin në kushtet e flagrancës.

"Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në kushtet e flagrancës një punonjës policie në Komisariatin e Durrësit, Ilir Vrioni për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte automjetin. Përveç kësaj, ai ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. SHÇBA sapo u njoftua për ngjarjen ka vepruar duke arrestuar autorin dhe duke marrë masa për sigurimin e provave material

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt” informoi SHÇBA.

Njëkohësisht janë kryer veprimet e tjera për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

EMISIONET