Dosja/ Si ndodhi vrasja në Zall Bastar, flet gruaja që i vëllai i vrau të dashurin

Dosja/ Si ndodhi vrasja në Zall Bastar, flet gruaja që i vëllai i

Shtetasi Arben Gjeçi mbeti i vrarë me sende të forta mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë. Viktima kishte një lidhje jashtë martesore me një grua gjithashtu të martuar, vetëm 20 vjeçe.

Nën akuzë për ngjarjen janë vënë tre persona, shtetasi Esat Cani, motra e tij Elida Cani dhe dhëndri Dëfrim Kurti.

Ditën e ngjarjes, Cani dhe viktima janë takuar pranë një ndërtese të pabanuar. Në dosjen e prokurorisë thuhet se dhoma ku janë takuar, ka dalje në oborrin e familjes së gruas, e cila ka dalë e para për të verifikuar praninë e ndonjë personi.

Momenti fatal- Ishte pikërisht ky momenti fatal, kur Arben Gjeçi u qëllua me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas prokurorisë, Cani deklaron se ka shkuar pranë tij dhe e ka parë të gjakosur duke e thirrur disa herë. Në këtë moment, ajo merr në telefon vëllanë e viktimës duke i shpjeguar se ai ishte goditur. E shqetësuar, Elida Cani mori në telefon bashkëshortin e saj, Dëfrim Kurti që ndodhej në një lokal larg banesës, duke i thënë se një person kishte vdekur pranë banesës së tyre.

Madje, sipas Prokurorisë, ajo i ka deklaruar bashkëshortit se Arben Gjeçi kishte ardhur ta takonte dhe se dikush e ka vrarë. Pasi ka larë gjakun dhe ka hedhur tallash në vendin e krimit, gruaja i thotë burrit të saj se nuk e dinte kush e kishte qëlluar. 

Përveç dy numrave të telefonit, gruaja thotë se komunikoi me të dashurin edhe me telefonin e vjehrrës.

Parandjenja e viktimës - Në dosjen e Prokurorisë thuhet gjithashtu se shtetasja Cani ka deklaruar se viktima Gjeçi i kishte shprehur shqetësimin sipas të cilit, dikush mund ta kishte ndjekur duke shkuar aty, por ajo ka thënë se nuk kishte dijeni askush për lidhjen e tyre.

Përhapja e lajmit në fshat - Lajmi është përhapur me shpejtësi tek disa banorë në fshat. Prokuroria sqaron se Dëfrim Kurti transportoi viktimën larg shtëpisë dhe mori në telefon Ibrahim Canin. Telefonatat vazhduan edhe tek pjesëtarë të tjerë të fshatit për plagosjen e shoferit të linjës së furgonit të zonës.

Viktima u transportua për në banesën e shtetasi Beshir Kurti, ku u ndërrua pasi ishte i gjakosur dhe i lagur nga shiu. 

Më pas, merret në telefon shtetasi Gac Gjeçi, vëllai i të ndjerit duke e transportuar Arbenin drejt spitalit.

Provat e prokurorisë për vrasjen - Prokuroria thotë në dosje se në banesën dykatëshe të pabanuar dhe që shërbente si depo janë gjetur njolla gjaku. Gjithashtu, si provë materiale janë marrë edhe copa tallashi të gjakosur.

/S.Lleshi/


EMISIONET