Dosja Investigative/ Ja si Rektorati i Universitetit Bujqësor vjedh lekët e studentëve

Dosja Investigative/ Ja si Rektorati i Universitetit Bujqësor vjedh

Puntatën e sotme e rubrikës Dosja Investigative e gazetarit Elio Laze sjell skandalin që ndodh në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Një informacion i siguruar nga disa studentë hapi çështjen e investiguar nga ne.

Bëhet fjalë për tarifat që studentët paguajnë. Kështu, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave janë miratuar tarifat për 19 degët e UBT për Bachelorin. Tarifat fillojnë nga 25.000 lek deri tek 40.000 lek më i shtrenjti.

Interesimit tonë, zv/rektori I UBT iu përgjigj duke i mohuar këto akuza. Por studentët dëshmojnë të kundërtën. Të gjithë paguajnë nga 2.000 lek deri në 10.000 lek më shumë çdo vit akademik. E mbledhur nga gjithë studentët bëhet fjalë për një shifër miliarda lekë të cilat nuk dihet se ku përfundojnë.

Sot Dosja Investigative në Channel One nis publikimin e këtij mega skandali për ta zgjeruar në ditët në vijim deri në zbardhjen e plotë.

Për më shumë ndiqni puntatën e plotë të rubrikës Dosja Investigative në Channel One të gazetarit Elio Laze.

EMISIONET