Parkimi i makinave, dosja "Gjika" shkon në Gjykatë

Parkimi i makinave, dosja "Gjika" shkon në Gjykatë

Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, do të përballet me një tjetër proces gjyqësor.

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar të pandehur në gjykatë sërish Shpëtim Gjikën, këtë herë për dyshimet se ka shpërdoruar detyrën gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut lidhur me kocesionin e parkimeve.

Gjika bashkë me 7 punonjës të tjerë të bashkisë akuzohen se kanë shkelur ligjin gjatë dhënies me koncension për parkimet me pagesë në 24 rrugë në qytetin e Vlorës.

Koncesioni parashikonte që për 15 vitet e ardhshme qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa bashkia do të merrte 10 milionë lekë për çdo vit nga kompania private.

Prokuroria dyshon se përfshirja në kontratë e detyrimit të Bashkisë së Vlorës për t’i paguar kompanisë së paku 20 milionë dollarë në rast të ndërprerjes së kontratës ka shkaktuar dëm ekonomik.

Ndërkohë Bashkia e Vlorës është paditur në Arbitrazh për prishjen e njëanshme të kontratës së dhënies me koncesion të parkimeve.

EMISIONET