Pas largimit të tre drejtorëve të kadastrës së Vlorës, Zv.kryeministri Erjon Braçe ka shkuar në Vlorë për ta parë nga afër situatën me dosjet e pronave. Fiks në orën 8 të mëngjesit të kësaj të marte, Braçe ka inspektuar edhe zbatimin e orarit nga administrata. Ndërsa nga ceremonia  e 75 vjetorit të çlirimit të Vlorës, Braçe shënjestroi opozitën, duke thënë se është në kahun e gabuar.

Ora 08: 00 e mëngjesit gjeti në dyert e Kadastrës së Vlorës, zëvendëskryeministrin Erion Braçe në një inspektim 'blitz 'në institucion që nuk po gjen gjetësi.

Mësohet se numri 2 i qeverisë ka pasur një bisedë me drejtorin e komanduar tashme Taulant Cinamati në lidhje me dosjet e pronave, për të cilat nuk janë zbatuar ende vendimet e Gjykatës se Lartë.

Gjatë bisedës theksi është vendosur tek dosja me problematike e momentit,  ajo e pronave në Jalë, e cila është bërë shkak për largimin e tre drejtuesve të lartë dhe shkarkimin e disa punonjësve të niveleve të ndryshme.

Zbatimi i orarit të paraqitjes në detyrë i punonjësve  të administratës dhe ankesat e qytetarëve ishin një tjetër qëllim i inspektimit të zëvendës kryeministrit, që vetë nuk pranoi të bëjë komente.

Braçe: Mos t'i ngatërrojmë gjërat, për kadastrën flasim njëherë tjetër. 

Ndërsa në ceremoninë  e 75 vjetorit të çlirimit të Vlorës, Braçe nuk nguroi të lëshojë deklaratë të forta duke shenjestruar opozitën për ndarjen e kremtimeve për çlirimin dhe integrimin.

Braçe:  Kjo është java vendimtare ku ne presim një vendim nga ata me të cilët ishim më aleat 75-80 vjet të shkuara. Nga ata të cilët nuk i kemi tradhtuar kurrë. Është një vendim që e meritojmë edhe për zgjedhjen e bërë 80 vite më parë, është një vendim që e meritojmë edhe për zgjedhjen që kem  bërë këto 30 vite për të qëndruar kundër fashizmit dhe populizmit.

Edhe pse sinjalet nga Brukseli nuk janë pozitive për çeljen e negociatave mes Shqipërisë e BE, Brace tha vendi ynë meriton dhe do të jetë pjesë e familjes evropiane dhe ky është një bashkim sipas tij i pandalshëm.

/Ora News.tv/