Në Kuvend drafti i Kodit të ri Zgjedhor, PS shmang veton e pakices

Në Kuvend drafti i Kodit të ri Zgjedhor, PS shmang veton e pakices

Drafti përfundimtar i reformës zgjedhore i dakordësuar mes të gjitha palëve në Këshillin Politik është depozituar zyrtarisht në Kuvend një ditë pas mbarimit të afatit të komisionit të reformës elektorale.

Por socialistët kanë menduar që të shmangin veton e mundshme të opozitës parlamentare në komisionin e posaçëm, duke mos kërkuar shtyrjen e afatit të punës.

Drafti i ri do t’i kalojë për shqyrtim komisionit të ligjeve. Ndërkohë në këshillin e legjislacionit po diskutohet kërkesa e pakicës paralmentare për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Rudina Hajdari kërkon nga mazhoranca që marrëveshja e 5 qershorit dhe ndryshimet kushtetuese të shkojnë paketë në parlament.

"E shikoj fare të realizueshme që ta votojmë bashkarisht" - u shpreh Hajdari.

Edhe pse heqja e koalicioneve parazgjedhore apo pragu prej 5% nuk iu shërben partive të vogla, Hajdari shprehet se kërkesa e tyre për ndryshimin e sistemit nuk ka të bëjë me interesat personale të tyre, por janë në favor të demokracisë.

"Nuk eshte betejë kolltuqesh, individësh por për të përmirësuar cilesine e demokracise ne vend"  u shpreh Hajdari

Pasi kodi i ri elektoral të miratohet me 84 vota, në Parlament do të ngrihet një komision i posaçëm për përzgjedhjen e 12 anëtarëve të rinj të KQZ, Kryekomisionerit, nënkomisionerit, Rregullatorit dhe KAS.

Me anë të një dispozite tranzitore, në përzgjedhjen e tyre do të jetë e përfaqësuar edhe PD me një të dërguar të posaçëm.

Një prej ndryshimeve thelbësore në këtë Kod është riformatimi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i cili është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, dhe që drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e adminstratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor. 

Pjese nga relacioni

"Projektligji që po paraqitet për shqyrtim dhe miratim mundëson dakortësinë politike të palëve për rregullat e lojës në zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore të radhës, duke garatuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë aktorëve të jetës politike në Shqipëri. Nga ana tjetër, ky konsesus ngrihet me propozime për përmirësime mbi një Kod Zgjedhor ekzistues, i cili është certifikuar nga organizmat ndërkombëtarë të specializuar në fushën e zgjedhjeve si Kod që respekton praktikat demokratike dhe legjislacionin ndërkombëtar të zgjedhjeve. Gjithsesi, në një sërë zgjedhjesh në Shqipëri janë paraqitur rekomandime për çështje dhe aspekte të veçanta që kanë nevojë për amendime dhe të cilat janë vendosur në planin e punës së Këshillit Politik, dhe të gjithë institucioneve të tjera vendimmarrëse në Shqipëri" thuhet ne relacionin perkates.

Si do te funksionoje KQZ
Organet drejtuese të KQZ-së që parashikon projektligji janë: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët. Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.

Rregullatori funksionon me kohë të pjesshme. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. KAS-i funksionon me kohë të pjesshme.

Për të tre këto struktura janë paraqitur në detaje mënyra e zgjedhjes së tyre nga Kuvendi dhe komptencat që ata ushtrojnë. Veprimtaria e KQZ-së, organeve drejtuese dhe e administratës, udhëhiqet nga Kodi Zgjedhor dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe nga ligji Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë

Për herë të parë në tekstin e një Kodi Zgjedhor, pavarësisht se është një temë e diskutuar gjatë në publik, vendosen dispozita normative që kanë të bëjne me votimin nga jashtë të shtetasve shqiptarë. Hartimi i tyre është bërë i tillë që të mundësojë fleksibilitet dhe përshtatshmëri për KQZ-në dhe strukturat përbërëse të saj të detajojnë praktikën, procedurën dhe mënyrën e votimit nga jahstë, ndërkohë që Kodi Zgjedhor parashikon çështjet themelore të këtij votimi.

Gjithashtu, mbi bazën e dakortësisë politike është bërë ndryshimi i periudhës zgjedhore në të cilën mund të mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore në Shqipëri. Me anë të ndryshimeve në Kod ligjërisht hapet rruga dhe mundësohet që në zgjedhjet më të afërta të përdoret teknolgjia në zgjedhje.

Kodi parashikon që në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet identifikimi elektronik i zgjedhësve në qendrën e votimit në të gjithë Shqipërinë dhe krijon hapësirën e nevojshme që KQZ të mund të ndërmarrë edhe projekte pilot për cështjet e votimit dhe numërimit elektorinik.  Kodi parashikon postin e Nënkomisionerit të zgjedhjeve si një funksion i dedikuar plotësisht përgatitjes së paketës së akteve nënligjore për këtë qëllim dhe më pas zbatimit të saj në praktikë për zgjedhjet e radhës.


Dorëzohet në Kuvend drafi i Kodit të ri Zgjedhor/ Relacioni 


Dorëzohet në Kuvend drafi i Kodit të ri Zgjedhor/ Amendamentet


EMISIONET