Zbardhet urdhri i ministrit të Drejtësisë Gazment Bardhi ku mësohet se çfarë do të ndodhë me Regjistruesit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme të cilët kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje. Sipas këtij vendimi të ndërmjetëm para se të pranohet dorëheqja do të ketë një hetim administrativ. Jo vetëm kaq këta regjistrues do të pezullohen nga detyra për periudhën deri në përfundim të hetimit administrativ.   14 regjistruesit qe kanë dorëzuar dorëheqjen-  Lediana Bardhi – Regjistrues i ZVRPP Tiranë; Erjon Gjestila – Regjistrues i ZVRPP Mat;  Dëfrim Korbi – Regjistrues i ZVRPP Kukës,  Fatmir Mikli – Regjistrues i ZVRPP Dibër;  Oltjon Kokunja – Regjistrues i ZVRPP Elbasan; Rezart Elmazi – Regjistrues i ZVRPP Vlorë; Fadil Mazrreku – Regjistrues i ZVRPP Has; Veap Halili – Regjistrues i ZVRPP Bulqizë;  Xhavit Çela – Regjistrues i ZVRPP Tropojë; Gentian Islami – Regjistrues i ZVRPP Kuçovë; Ertila Nikolla – Regjistrues i ZVRPP Kurbin; Artan Djala – Regjistrues i ZVRPP Lezhë; Klajdi Torova – Regjistrues i ZVRPP Korcë; Leonat Muskollari – Regjistrues i ZVRPP Pogradec. Tre grupe kontrolli - Një grup kontrolli i krijuar nga kryeregjistruesi do të verifikojë ushtrimin e detyrave të 14 kryeregjistruesve në zyrat vendore të Tiranës, Korçës, Elbasanit, Pogradecit, Vlorës, Kukësit, Dibrës, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë,Lezhë, Kurbin. Grupet e kontrollit do të përbëhen nga të paktën 2 nëpunës të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ka në përbërje një inspektor të ministrisë së Drejtësisë. Ja kush do i kontrolloje - Java e kontrollit-  Grupet e kontrollit do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre të kontrollit në periudhën  7 gusht- 15 gusht 2017. Më pas raporti do i paraqitet ministrit të Drejtësisë dhe Kryeregjistruesit të ZQRPP brenda datës 18 gusht 2017. Në raport për të gjitha rastet e shkeljeve bëhet propozim respektiv. Objektiv kryesor i kontrollit është mënyra e ushtrimit nga Regjistruesi i kompetencave dhe detyrave sipas nenit 20 të ligjit  nr 33/ 2012  "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme" Gjatë periudhës së pezullimit dhe mungesës në detyrë të regjistrues do të jetë zv/regjistruesi i ZVRPP që do ta zëvendësojë ose juristi më i vjetër në detyrë në atë ZRPP. /Oranews.tv/   

/Ora News.tv/