Dorëheqja e Haradinajt, reagon Rama: Thirrja në Hagë, sfidë e papërfunduar kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për thirrjen në Hagë të Ramush Haradinajt, i cili dhe edhe dorëheqjen.

Në një status në rrejtet sociale, kryeministri Rama thotë se kjo është një sfidë për të provuar pafajësinë, por edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare.

Rama: Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20-vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk përmend dorëheqjen e Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Haradinaj tha dorëhqjen ditën e djeshme (19 korrik) pas thirrjes për intervistë në Gjykatën e Hagës. Ai tha se nuk e  shikonte të arsyeshme që të paraqitej si kryeministër, por si një qytetar i thjeshtë i Kosovës.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç e konsideroi dorëheqjen e Haradinajt si një mashtrim politik, për të fituar popullaritet.


EMISIONET