Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka reaguar pas publikimit nga ana e saj të një shprehje të regjisorit amerikan John Water. Sipas Kumbaros përkthimi është bërë i gabuar, ndërsa i gjithë keqinterpretimi ra mbi të.

Reagimi i Mirela Kumbaros

Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në "kurrizin" tim,

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti.

/Ora News.tv/