Donald Tusk takohet me Mitsotakis: Turqia duhet të respektojë Ligjin e Detit

Donald Tusk takohet me Mitsotakis: Turqia duhet të respektojë Ligjin e

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u takua ditën e sotme (12 dhjetor) me ish Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Ata diskutuan për veprimet e Turqisë në lindje të mesdheut si dhe për marrëveshjen me Libinë gjithashtu dhe për veprimet që do të ndërmarrë Greqia.

Donald Tusk shprehu mbështetje të plotë ndaj Greqisë, duke deklaruar se marrëveshja mes Turqisë dhe Libisë është ilegale dhe se do të krijojë destabilitet në rajon.

Turqia ka një detyrim të respektojë Ligjin e Detit dhe të respektojë rregullat e fqinjësisë ndaj Greqisë dhe vendeve të tjera, shtoi Tusk.

EMISIONET