Kur u pyet si e arsyeton origjinën e koronavirusit, një qëllim i keq i njerëzve apo një gabim i tmerrshëm, Trump u shpreh se është thjesht një gabim i tmerrshëm.

Gjatë një interviste në Fox News të dielën, Trump shtoi se Kina nuk do ta pranojë atë dhe se u turpërua nga ky problem sepse nuk ishte më në gjendje të shuante zjarrin.

Të dy Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kanë thënë se besojnë se virusi  e ka origjinën e tij në një laborator në Wuhan, Kinë, dhe jo në një treg në qytet.

Gjatë javës së kaluar, Trump ka lënë të nëkuptohet në deklaratat e tij se Kina me vetëdije e ka lënë virusin të përhapte në të gjithë globin.

"Ata janë një komb shumë i shkëlqyeshëm edhe shkencërisht. Ata mund ta kishin ndaluar atë, por jo”, u shpreh Trump.

Gjatë intervistës , Trump është shprehur se do bëjë publike një raport të fortë në lidhje me origjinën e virusit dhe se do jetë shumë përfundimtare për këtë çështje.

/Ora News.tv/