Don Phenom: Futem në studio tralala, del megahit

Don Phenom: Futem në studio tralala, del megahit

Reperi Don Phenom, i ftuar në studion e "Why Not" nga Roza Lati ka rrëfyer mendimin e tij për estradën shqiptare. Ai zbuloi se sa herë shkon që të punojë në studio për projekte muzikore, e bën me qejf prandaj krijon megahite.

Don Phenom: Po mundohen shumë për të bërë diçka që mendojnë është hit dhe nuk po bëjnë qejf, nuk po kalojnë mirë në studio. Duket që është punë. kurse unë jam tralala, futem në studio kot, del plot. E bëj për qejf, del megahit. Nuk i jap shumë rëndësi. Kam mësuar pak a shumë se çfarë kanë nevojë njerëzit. Besoj se sjell atë elementin që ka munguar dhe aty është diferenca ime nga të tjerët.

Ndër të tjera, reperi që ka jetuar prej vitesh në Amerikë tregoi problemin e shqitparëve.

Don Phenom: Mendoj që na lë shumë mbrapa është se kemi një fatkeqësi, jemi me tangërllek, si të varfër, si të pasur.

EMISIONET