Doktori në Itali: Ja pse kanë vdekur shumë mjekë nga koronavirusi brenda pak kohësh

Doktori në Itali: Ja pse kanë vdekur shumë mjekë nga

Rreth 100 mjekë italianë kanë humbur jetën në luftën me koronavirusin dhe shumë të tjerë janë të infektuar. Dr. Shpëtim Baçi në një lidhje direkte me emisionin “Ditë e Re” shprehet se kjo ka ndodh si pasojë e informacionit të paktë që kishin mjekët në fillim për këtë virus.

Arjola Shehu: Si ka qenë situata përsa i përket stafit mjekësor sepse ka patur shumë të prekur dhe disa prej tyre kanë ndërruar dhe jetën.

Shpëtim Baçi: Pothuajse të gjithë mjekë dhe infermierët në Itali u infektuan me koronavirus në dy javët e para të marsi sepse ishte diçka shumë e panjohur për të gjithë. Të sëmurët që vinin nuk e dinim që ishin me koronavirus, vinin për shkaqe të tjera, për dhimbje barku, për sëmundje të zemrës dhe mbas një jave 10 ditësh i diagnostifikonim me koronavirus. Vinin 200, 300, 400 qind pacientë në ndihmën e parë, nuk kishim informacionin e duhur.

EMISIONET