Historia prekëse e Elës që luftoi me anoreksinë: Si arriti 34 kg dhe doktorët i thanë i ke orët e numëruara

Historia prekëse e Elës që luftoi me anoreksinë: Si arriti

E ftuar në rubrikën “Ti mundesh” në emisionin “Thumb On” në RTV Ora ka qenë Ela Ziu nga Berati.

Ajo tregoi historinë e saj prekëse ku iu desh të luftonte me anoreksinë. Ela ishte në rrezik për jetën dhe ëndërra që pa me gjyshin e saj e ringriti dhe i dha forcë për ta përballuar.

Në moshën 10 vjeç prindërit e mi u divorcuan. Kur të gjithë fëmijët gëzonin dhe festonin unë u detyrova të përballesha me një sallë gjyqi, ku duhet të vendosja se me cilin prind do rrija. Një rol të rëndësishëm në këto momente ka luajtur gjyshi im. Ai bëri rolin e babait tim së bashku me vëllain. Në 8-vjeçare dhe gjimnaz fillova të mbyllesha në vetvete. Ndihesha një femër e dështuar dhe e palumtur. Figura e babait që më mungonte çdo ditë e më tepër". 

"Në vitin e tretë të fakultetit të kisha problem me anoreksinë. Ime më kaloi një operacion shumë të vështirë dhe unë isha e detyruar ta bëja Berat-Tiranë çdo ditë. Aty fillova dalëngadalë të mos haja fare, jetoja vetëm me kafe, çdo ditë që peshohesha, çdo numër që binte në peshore, thoja bravo Ela ja arrite qëllimit, domethënë duhet të bija me patjetër. Nëse numri në peshore ulej ajo ishte fitorja ime më e madhe". 

"Mamit tim nuk kam për t’ja shpërblyer sa të jem gjallë atë çfarë ka bërë, pavarësisht se ishte operuar unë kisha provimet përfundimtare në fakultet. Shkoja çdo ditë dhe ajo që më priste tek dera e fakultetit me një lëng frutash në dorë, kishin merak të më linin vetëm sepse unë në çdo moment rrëzohesha rrugës se më binte të fikët se nuk haja asgjë. U shndërrova në një viktimë. Pulsi më rrintë 40 dhe tensioni im shumë i ulët. Gjendja sa vinte dhe përkeqësoheshe". 

"Në datën 1 janar kur të gjithë festonin Vitin e Ri unë isha me mamin dhe me vëllain në spital me dy serume dhe me maskë oksigjeni. Doktorët thoshin i ka orët ose ditët e numëruara, nuk ka më shpëtim. Në atë moment unë i dëgjoj dhe i them mamit është i çmendur ky, unë jam shumë mirë. Pasi u ktheva në shtëpi ishte momenti kur unë duhet të thoja boll Ela duhet të fillosh të ndryshosh. Një natë në ëndërr më ka dalë gjyshi, aty ndryshoi komplet jeta ime". 

"Kur u zgjova i thashë mamit duhet të më bësh supë patjetër. Nga një njeri që hante vetëm kos dhe ujë unë atë ditë kam ngrënë një pjatë të madhe më supë. Ishte gjyshi ai që më ndryshoi gjithçka. Fillova të haja pak e nga pak dhe tani nuk kam frikë nga ushqimi, e shijoj shumë. Gjitashtu fillova dhe konsultat me psikologen. Nëse nuk do ishte ajo, unë nuk e di nëse do isha gjallë sot". 

"Dua të jap një mesazh të fortë për të gjitha vajzat që vuajnë me anoreksinë: Nuk ka gjë më më vlerë sesa jeta. As puna dhe asgjë tjetër nuk vlen më shumë para buzëqeshjes dhe jetës suaj.  Edhe pak kile më tepër jeni shumë të bukura. Stop dietave, shijojeni ushqimin, shijojeni veten sepse nuk ka asgjë më shumë vlerë sesa jeta. Vajza nëqoftëse unë ja dola që isha drejt vdekjes, arrita 34 kile edhe ju mund t’ja dilni", përfundon Ela.

EMISIONET