Dojaka: Bujqësia "shtëpi pa çati", duhet t'i kthehemi kooperativave

Sipërmarrësi Artur Dojaka, i ftuar në studion e emisionit "Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulçe tha se bujqësia në Shqipëri është si "shtëpia pa çati". Ai tha se ka ardhur momenti që t'i kthehemi kooperativave, në mënyre që bujqësia të jape rezultate pozitive në ekonomi.

Dojaka: Situata është e tillë që vërtet bujqësia e thënë ndryshe, e thënë në gjuhën popullore është një "shtëpi pa çati", pra je i ekzpozuar para shumë faktorëve siç janë edhe ata atmosferikë. Por unë mendoj se megjithëse një fokus është vendosur nga 2007 e këtej dhe çdo vit e në rritje më tepër fokus. Ju përmendët nismën e agro-turizmit dhe unë do ta vlerësoja si një nga nismat më cilësore, por ne na mungon edhe sasia përveç cilësisë. Do të thoja që atje ku mungesa është e madhe në këto 30 vite, ne po e ndjejmë tej mase është mungesa e organizimit të fermerëve. Nuk ka asnjë sektor i cili mund të funksionojë i çorganizuar siç po funksinon sektori i bujqësisë. Do të thotë çdo fermer është në llogari të tij personale dhe mendoj që është e vështirë për të ndjekur ata 300 mijë fermerë që kemi në Shqipëri. Ka ardhur momenti kur ne duhet ti kthehemi sistemit të kooperativave dhe të jemi shumë të ndershëm karshi edhe historikut tonë, por të orientohemi fqinjëve tonë. 



EMISIONET