Ky është skafi i gjetur në grykëderdhjen e lumit Pavllo në Sarandë.

Skafi 5 metra mendohet se do të përdorej për të trafikuar drogë drejt Greqisë.

Policia po heton për ngjarjen dhe po vijon akoma me kontrollet në zonë.

Operacioni u realizua nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar në Komisariatin e Sarandës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare.

/Ora News.tv/