Do ta zhbëjë opozita minishengenin? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Do ta zhbëjë opozita minishengenin? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me gazetarët u pyet për “Minishengenin Ballkanik”.

Ishte gazetari i Ora News, Elio Laze, i cili i adresoi pyetjen nëse me ardhjen e opozitës në qeveri do ketë tentativa për zhbërjen e “Minishengenit”, kjo është për shkak të deklaratave se mund të sjellë ndikimin rus në Ballkan..

Kryemadhi nuk dha një përgjigje konkrete, por tha se ata janë dakord për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.  

Kryemadhi: Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti në rajon, që është një nga rajonet më të ndezur dhe janë konsideruar si fuçi baruti. Jemi dakord për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave. Pra Serbia të sjellë në Shqipëri miell dhe produkte, por edhe anasjelltas. Por jo siç ndodh që domatet shqiptare kalben në Shqipëri, kjo sepse politikat doganore nuk janë të drejta. Jemi dakord për lëvizjen e mallrave, por çdo nisëm duhet të jetë e rakorduar me BE dhe SHBA. 

E pyetur për edhe për marrëdhëniet e opozitës me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Kryemadhi tha se

Kryemadhi: Me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nuk kam ndonjë takim me ta. Shpresoj që rruga e tyre të vazhdojë larg ndikimeve anti shqiptare. Kjo do ishte një nga sfidat e Kosovës sot. Qeveria e re e Kosovës do sjellë një realitet të ri për Kosovën dhe Shqipërinë. 

EMISIONET