“Pretekste të opozitës” kështu i ka quajtur deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseini kërkesat e opozitës për përjashtimin e Damian Gjiknurit ngha Komisioni i Reformës Zgjedhore.

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora Hyseini tha se ps është e hapur për të diskutuar me këdo nga pala tjetër.

Dritan Hila: Jeni gati ta lëshoni kokën e Damian Gjiknurit?

Alket Hyseni: Zoti Kaso nuk e ka fare atje, ato janë pretekste, vickla quhen në gjuhën popullore. Nuk ka elementë thelbësore dhe për sa kohë nuk ka elementë thelbësore, ne gjykojmë që kërkesa të tilla që kushtëzojnë emrat e palës tjetër nuk i njeh as e drejta kanunore, as kuadri ligjor, por jam i bindur as e drejta ndërkombëtare.

Ne jemi të hapur për të diskutuar  me këdo nga pala tjetër, nuk zgjedhim as liderët dhe as përfaqësuesit e palës tjetër dhe do ti ftoja edhe kolegët e opozitës joparlamentare të fokusohen tek problemet dhe  parimet.

/Ora News.tv/