A do marrë pjesë opozita në rivotimet në Shkodër?

A do marrë pjesë opozita në rivotimet në Shkodër?

Ish-deputeti i LSI, Shezai Rrokaj i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora është shprehur se opozita nuk do marrë pjesë nëse mbahen rivotimet në Shkodër.

Ai u shpeh se opozita nuk njeh konstituim të këshillave bashkiak dhe të kryetarëve të bashkive.

Shezai Rrokaj: “Opozita nuk i ka njohur dhe nuk i ka pranuar zgjedhjet e 30 qershorit pasi i ka konsideruar monopartiake, zgjedhje pa alternativa, pa konkurrim dhe në një mjedis social të papërshtatshëm për të bërë zgjedhje demokratike të cilat i bëjnë nder një vendi që aspiron të çelë negociatat me BE.

Pra ne nuk njohim asnjë konstituim të këshillave bashkiak dhe asnjë konstituim të kryetarëve të bashkive në gjitha ato bashki, ku përgjithësisht në gati 50% ishin monopartiake. Kësisoj nuk njohim as këshillin bashkiak të konstituuar në një mjedis universitar në Shkodër dhe për më pak ajo që doli botërisht dhe u tregua para opinionit publik se Partia Socialiste u fut në zgjedhjet e qershorit e papërgatitur nga pikëpamja e alternativave por edhe e figurave, një pjesë e të cilave siç tregoi edhe alternativa e Shkodrës me probleme të mëdha me drejtësinë. Do të futemi në zgjedhje apo jo?

Ne jemi për zgjedhje politike të cilat mund të bëhen së bashku edhe me zgjedhjet vendore, të gjitha.

Po ashtu jemi të gatshëm të pranojmë edhe propozimin e Presidentit që të rikonsiderohet edhe zgjedhja presidenciale. Në këto kushte jemi të gatshëm edhe për dialog me Partinë Socialiste për të diskutuar të gjitha modalitetet që kanë të bëjnë me problematikat që kanë shqiptarët sot.

EMISIONET