Moderatori i emisionit “Ekopolitikë” dhe ekonomisti, Besart Kadia i ftuar në studion e lajmeve në Ora News komentoi letrën e kreut të opozitës, Lulzim Basha drejtuar bankave të nivelit të dytë në vend.

Kadia tha se kërcënimi i bankave është i paprecendetë. Siopas tij vetëm në rast se vërtetohet që këto biznese kanë bërë marrëveshje joligjore dhe në dëm të ekonomisë shqiptare, ky është momenti kur duhet të mendohet për zgjidhjen më të mirë.

Gazetari: Ka pasur një thirrje të PD, një letër e zotit Basha drejtuar Bankave të nivelit të dytë që i thotë mos financoni kontratat e PPP. Si duket kjo lëvizje e PD? E tejkalon sferën e politikbërjes apo është diçka normale për të parandaluar atë që thotë opozita që paratë të mos riciklohen në industrinë e ndërtimit, apo industri të tjera.

Besart Kadia: Basha është shprehur publikisht për një platformë të tij antimafia, ku koncepti i tij është që të gjithë këta persona që kanë marrë para nga fonet publike të PPP dhe vërtetohet që janë në mënyrë korruptive do t'i sekuetsrohet pasuria. Në një farë mënyre kjo i shërben në të njëjtën fazë informimit të bankave, që kur të vijmë ne në pushtet kjo do të ndodhë. Unë mendoj që e vështirëson shumë dhe e frikënson edhe bankën. Edhe bankat i frikëson në një farë mënyre.

Është e paprecedentë të kërcënosh pa e provuar gjënë. Jemi në kushtet e një thirrje gati socialiste. Ti thuash bankës nuk do të jap paratë që kemi kontraktualisht është një parim i sigurisë juridike, është një kontratë e shtetit shqiptar me këto biznese. Në rast se vërtetohet që këto biznese kanë bërë marrëveshje joligjore dhe në dëm të ekonomisë shqiptare aty mendohet se si është zgjidhja më e mirë. Dënimi paraprak është i pavend.

/Ora News.tv/