Novak Djokovic ndalet në momentin më të mirë të tij. Tenisti serb është detyruar të tërhiqet nga turneun i US Open, pasi një dëmtim në shpatull e pengoi për të çuar deri në fund takimin e raundit të tretë kundër Stan Wawrinka.

Djokovic, i cili ka fituar tre herë më parë turneun, u tërhoq nga ndeshja me një problem të shpatullave në setin e tretë, pasi humbi dy të parët.

"Më vjen keq për tifozët. Ata erdhën për të parë një ndeshje të plotë por nuk ishte e tillë. Dua të them, shumë njerëz nuk e dinin se çfarë po ndodh. Unë kam ndjerë dhimbje prej ditësh, disa ditë më pak dhe disa herë më shumë. Padyshim që unë po merrja sende të ndryshme për të vrarë menjëherë dhimbjen. Ndonjëherë funksionon, ndonjëherë jo".-u shpreh Djokovic për mediat vendase.

Ky vendim rrit ndjeshëm shanset që Rafael Nadal dhe Roger Federer të zgjasin distancat me ndjekësit. Deri më tani, tre sportistët më të mirë kanë fituar më shumë tituj Grand Slam, me Federer që numëron 20, Nadal 18 dhe Djokovic 16.

Nadal përballet me Marin Cilic në raundin e 1/16-ave të hënën, teksa Federer  dhe sfidon të martën, Grigor Dimitrov, takim i vlefshëm për një vend në çerekfinalen e turneut.

/Ora News.tv/