Djimsiti "djeg" kilometrazhin, Ronaldo nuk kapet në sulm

Djimsiti "djeg" kilometrazhin, Ronaldo nuk kapet në sulm

Cristiano Ronaldo mund të jetë sulmuesi më i shpejtë në Seria A, por lojtari që ka "prishur" ligjet e shpejtësisë është një mbrojtës.

Bëhet fjalë për Kostas Manolas, i cili ka arritur të kapë shpejtësinë e 35.41 km/ orë. Këtë, greku e ka arritur në një nga dy ndeshjet e para të Seria A, që po "pushon" pasi është radha e kombëtareve për të zbritur në fushë.

Me pak të mijëtat pas Manolas renditet Ronaldo. Ylli i Juventusit nuk njeh moshë, teksa edhe në moshën 34 vjeçare ka arritur të ndal kronometrin në 34.62 km/ orë.

Në listën e futbollistëve më të shpejtë në Seria A, bën pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti. Lojtari i kuqezinjve e ndali kilometrazhin në 34.26 km/ orë. Klasifikimi përbëhet edhe nga emra si sulmuesi i Torinos, Simone Zaza me 34.56 km/ orë dhe Gianluca Mancini i Romës me 34.46 km/ orë.

EMISIONET