E pazakontë në Vlorë/Arrestohen dy të rinj, djegin makinat e nënës dhe babait

E pazakontë në Vlorë/Arrestohen dy të rinj, djegin makinat e

Janë identifikuar dhe arrestuar dy autorët e dyshuar të djegies së dy automjeteve në fshatin Bunavi të Vlorë, ndërsa penalisht në gjendje të lirë po ndiqet edhe një shtetas i tretë.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve Klemend Dautaj, 32 vjeç, Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Autorët janë të afërm të pronarëve të automjeteve, përkatësisht babai i njërit prej tyre dhe nëna e tjetrit, çka e bën të paksa të pazakontë ngjarjen.

'Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin "Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit)", sqaron policia.

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

EMISIONET