Tmerr në Vlorë, nëna me të birin vriten dhe digjen në banesë

Tmerr në Vlorë, nëna me të birin vriten dhe digjen në

Ekspertiza e dy viktimave në Vlorë, nënë e bir ka zbuluar një skenar të frikshëm. 

Megjithëse u tha se viktimat ishin shkrumbuar nga zjarri, ekspertiza ka zbuluar se 43 vjeçari ka pasur plagë pas kokës, ndërsa nëna e tij ka pasur shenja në pjesën e qafës, çka ngre dyshime të fortë se ata janë vrarë qëllimisht dhe më pas i është vënë zjarri banesës ku ata po qëndronin.

Hetimet kanë zbuluar se 43 vjeçari mund të jetë vrarë me sende të forta në kokë që dyshohet të jetë sëpatë, ndërsa gruaja është mbytur. 

Dyshohet gjithashtu, se i është vënë zjarri qëllimisht shtratit ku flinte 43 vjeçari. Ndërkohë, shenjat në trupin e viktimës janë shenja të qarta mbytjeje.

"Në vijim të veprimeve hetimore  si dhe të ekspertizës mjeko-ligjore, nga këqyrja e dy trupave ka rezultuar se trupat e shtetasve S.H., dhe O.H., kanë dëmtime fizike. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje", sqaron policia.

Policia ka shoqëruar disa familjarë për t'i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Burime nga zjarrfikësja e Vlorës bëjnë me dije se trupat e tyre janë shkrumbuar totalisht.

"Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht ,  ku për pasojë janë djegur e kanë ndërruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë", sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e rënies së zjarrit në banesën e tyre, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë cigare apo zjarri që shërbente për t'u ngrohur.

Flasin fqinjët: Si i gjetëm nënë e bir të shkrumbuar nga zjarri

Vlorë, shkrumbohen në banesë nënë e bir

Detaje të reja/Vlorë, bashkëshortja gjeti burrin dhe vjehrrën të vdekur


EMISIONET