Djegia e Kuvendit? Hysi: Komisioni Hetimor s'ka asnjë dokument për këtë informacion

Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se Komisioni Hetimor nuk administron asnjë dokument në lidhje me informacionin që zoti Meta ka për cënim të sigurisë kombëtare.

Vasilika Hysi: Për Komisionin Hetimor Parlamentar, ne nuk kemi administruar ndonjë dokument lidhur me informacionin që ka Presidenti. I kemi adresuar pyetje lidhur me masat që kanë marrë për të adresuar shqetësimet nëse ekziston një dokument i tillë . Për aq kohë sa kohë dokumenti nuk është depozituar në komision, mos harroni që një pjesë e mirë e anëtarëve të komisionit kanë certifikatë sigurie dhe në bazë të ligjit për sekretin shtetëror mund të mos njihet i gjithë komisioni, por në që kemi certifikatë sigurie mund ta administrojmë.

E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Hysi u shpreh se ky dokument do administrohet në një fazë të dytë, nga anëtarët e komisionit që kanë certifikatë sigurie.

Vasilika Hysi: Ne nuk jemi në dijeni nëse ka një dokument ose jo. Unë po e marr apriori që presidenti ka thënë të vërtetën që ka një dokument. Nuk e di çfarë lloj dokumenti është, nuk e di kush e ka prodhuar dokumentin, nuk e di çfarë informacioni ka dokumenti. Në fazën e parë thirret personi për të cilin po bëhen hetimet, ju dha e drejta Presidentit të Republikës. Në fazën tjetër ne kemi të drejtën të shqyrtojmë edhe njëherë të gjithë informacionin që ka dhënë dhe më pas ato administrohen sipas rregullave që parashikohen në ligjin për komisionet hetimore dhe për aq sa është e mundur në kodin e procedurës penale. Nëse do vlerësohet që është element i rëndësishëm edhe ky dokument padyshim që do kërkohet dhe administrohen nga persona që kanë certifikatë të sigurisë.

EMISIONET