Një nga lajmet kryesore në Turqi, sot është emri i një djaloshi të vogël i cili mban emrin e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi. Ali Umut Messi është emri i gjatë që do të mbajë djali i Rifat dhe Nurgul. Që të dy prindërit janë tifozë të çmendur të Lionel Messit. "I kam thënë gruas që do ti vë emrin Messi. Në shtëpinë tonë ai është një idhull. Dua që Ali Messi të jetë lojtar si Messi por më shumë te ketë kulturën e tij. Leo Messi për mua është shembulli më i mirë brenda dhe jashtë fushës" deklaroj Rifatt, babai i Ali Messit. Por vënia e emrit si Ali Messi ka marrë kritika të ndryshme në Turqi. Gazeta e televizione kanë kritikuar këtë vendim duke e quajtur si vendim kundër kulturës turke. "Nuk është më kultura turke, por e perëndimit të egër" ka shkruar një gazetë turke. Prindërit e Ali Messit jetojnë në zonën kurde, janë me prejardhje nga Çeçenia ndërsa janë turq.

/Ora News.tv/