Djali përbën rrezik për fëmijët, moderatorja e varur nga droga do e çojë në qendër përkujdesjeje

Djali përbën rrezik për fëmijët, moderatorja e varur

Moderatorja britanike Katie Price ka thënë se mund të cojë djalin e saj me aftësi të kufizuara Harvey në qendër përkujdesje pasi familja e saj e ka të vështirë ta përballojë.

Aktivistja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar dhe nëna e pesë fëmijëve thanë që Harvey, i cili është 16 vjeç, nganjëherë i frikëson fëmijët e tjerë dhe "përbën rrezik dhe për veten".

Ai ka thyer tetë iPad-s në këtë fillim viti dhe ka thyer dritaret e televizorët e shtëpisë, tha Katie. Adoleshenti pjesërisht i vërbuar, autik dhe vuan nga syndromi që ndryshe njihet edhe si Prader-Willi.

Duke folur për BBC Victoria Derbyshire, moderatorja zbuloi se ajo vetë kishte kërkuar trajtim për përdorimin e kokainës.

Ajo tha pas një "viti të tmerrshëm" në vitin 2018 duke përfshirë jetesën e saj me një sëmundje terminale, duke u ndarë nga burri i saj dhe duke u mbajtur me armë në Afrikën e Jugut u bë e varur nga droga për rreth gjashtë muaj.

EMISIONET