Djali i Yllka Mujos rrëfen jetën në Rumani: Harxhoja lekët me femra dhe alkool

Djali i Yllka Mujos rrëfen jetën në Rumani: Harxhoja lekët

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Mujo është kujdesur shumë që djali i saj Amos të ketë një jetë të mirë dhe të studiojë jashtë vendit.

Edhe pse shfaqet në skena të mëdha si aktor, jeta e Amosit në Rumani nuk ka qenë aq serioze sa ne kemi menduar. Në intervistën për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ai zbuloi se si harxhonte paratë me femra.

Zaharia: Yllka ime më coi në Rumani duke bërë sakrifica të jashtëzakonshme. Hidhte bukën nga goja e vet për të më krijuar mundësi që të shkoja në Rumani dhe studioja për aktor në një prej shkollave më të mira në Europën Lindore. Unë vajta 19 vjec, isha një qen që u clirova dhe djersën e Yllkës e harxhoja me k***a, me alkool dhe nacut në bilardo. Për më tepër që merrja më shumë se kuota që më takonte, se k***at ti marrin lekët. Ndejta 1 vit e gjysmë dhe kohët e fundit fillova të flija në rrugë. Kisha shumë lekë dhe 1 vit e gjysmë dhe isha cdo ditë tapë. Atëherë, një familje në Rumani jetonte me 250 dollarë, unë kisha 500 euro. Kisha shtëpinë në mes të qytetit, tamam shtëpi monarkësh dhe quhej "le bourdelle."

Nuk pranoi të tregojë eksperiencën më të cmendur seksuale, por zbuloi një prej rasteve më qesharake që i ka ndodhur me një mikeshë.

Zaharia: Atje temperatura ishte -30 gradë. Na mbaruan cigaret dhe alkooli. Dhe ne zbritëm me brekë e me top, pa sytjena dhe vajtëm te marketi për të blerë cigare. Ai zotëria vuri re që nuk ishim të vetmit.

EMISIONET