Victor Micula djali 18-vjeçar i manjatit rumun Ioan Micula, shpesh herë zë faqet e para të mediave online për mënyrën e jetës së tij luksoze, në sajë të pasurisë miliona dollarëshe të babait të tij. Shihet të vijë në provimin e diplomimit me një Ferrari por sapo ulet në auditor del menjëherë, duket tepër i zemëruar teksa hipën në një Mercedez Benz. Mësohet se ishte prejashtuar pasi ishte kapur duke kopjuar dhe është hera e dytë që ngel në provimin e diplomimit. Një shok shkolle i tij shprehet se ‘Paraja nuk blen çdo gjë por për Victor kjo shprehje nuk e ekziston, edhe po të mos diplomohet ai sërish do e gjejë një vend pune për shkak të babait të tij të njohur’. I është hequr dy herë patenta e makinës për shpejtësi të lartë por e gjen mënyrën sesi të vijë në shkollë, me helikopter në këtë mënyrë mund të flejë pak më shumë në mëngjes. Por mediat rumune nuk kritikojnë adoleshentin për këtë mënyrë jetesi por babain i tij, për mënyrën sesi po i edukon fëmijët e tij. Dasma madhështrore e manjatit rumun bëri bujë të madhe, u lëshuan mbi 500 pëllumba të bardhë dhe torta e çiftit ishte rreth 2 metra e gjatë.

/Ora News.tv/