Djali i ish-kryeministrit të Italisë firmos me gjigandët e Seria A

Djali i ish-kryeministrit të Italisë firmos me gjigandët e Seria

Francesco Renzi, djali i ish-kryeministrit të Italisë, Matteo Renzi është futbollisti më i ri i Udineses.

Talenti i vitit 2001 vjen nga kategoria Allievi, ku ai ishte golashënuesi më i mirë me fanellën e Affrico të Firences, aftësitë teknike dhe ftesa në skuadrën amatore të kombëtaren italiane U-17 e kanë bindur klubin Friulan për të firmosur me 17 vjeçarin.

Fillimisht ai do të përfshihet në skuadrën e të rinjve të Primavera të Udineses dhe më pas të kalojë në ekipin A.

Interes për shërbimet e tij kishte shfaqur dhe Genoa po duket se klubi Friulan ka vepruar më shpejt duke arritur dhe akordin. Sezoni i ri i Primavera do të nis më 15 shtator dhe Renzi pritet të bëj një paraqitje mjaft pozitive në sulmin e skuadrës bardhezi.

EMISIONET