Djali 5 vjeçar i fal kursimet mjekut që i shpëtoi të ëmën nga kanceri

Djali 5 vjeçar i fal kursimet mjekut që i shpëtoi të

Janë 45 cent në një zarf. Kursimet që një djalë vetëm 5 vjeç i dorëzoi nëndrejtorit të epartamentit të senologjisë të Institutit Europian të Onkologjisë në Milano, doktor Pietro Caldarella.

Paratë nuk janë për doktorin, por kontribut për kërkimet shkencore për të luftuar kancerin.

Kjo ishte mënyra për ta falenderuar mjekun i cili i kishte kuruar të ëmën nga tumori në gji.

Postimi i doktorit u bë virale dhe mori mijëra like, share e komente.

Postimi në facebook 

 Sot djali i një pacientes time, 5 vjeç më dha këtë zarf në shenjë falenderimi për kujdesin ndaj nënës së tij. Brenda ishin kursimet e tij. Djali donte të mi dhuronte për kërkimet shkencore kundër kancerit.

Në postim është dhe fotoja e zarfit me 45 centët e djalit.

Gruaja 35 vjeçara nga Sardenja ishte shtruar në Institutin Europian të Onkologjisë në Milano pasi kishte tumor në gji. 

"Nëna jote është shëruar dhe do të jetë gjithmonë pranë teje" iu pergjigj mjeku Caldarella djalit në facebook në shenjë falenderimi për gjestin tepër domethënës që ai kishte bërë.

EMISIONET