Djali 2-vjeçar shëtiste në çatinë e shtëpisë, babai po flinte gjumë

Djali 2-vjeçar shëtiste në çatinë e

Pamjet e një fëmije 2-vjeçar duke ecur në catinë e shtëpisë në Konektikat i kanë tronditur të gjithë.

Një kalimtar telefonoi menjëherë oficerët e policisë duke i thënë se djali po qëndronte i vetëm në një lartësi 9 metra.

Tre policë bënë të pamundurën që të shpëtonin vogëlushin. Njëri i fliste duke u munduar që ta bindte që të mos ecte, ndërsa dy të tjerët po përpiqeshin që të hynin në shtëpi për tu ngjitur në cati.

Fatmirësisht, ata ia dolën që të merrnin 2-vjecarin pa pësuar asnjë lëndim. Ndër të tjera, policët zbuluan se babai 23-vjecar, David Hustek dhe tezja 20-vjecare, Sarah Barker po flinin gjatë atij momenti.

Ata do të dalin para gjykatës, ku mund të dënohen me burg ose të gjobiten me 10 mijë dollarë secili. Për momentin, janë dënuar që të takojnë fëmijën pa një mbikëqyrës.

EMISIONET