Dj Vicky: Doja të bëhesha moderator por u arratisa dhe bëra gjashtë vite burg

Dj Vicky: Doja të bëhesha moderator por u arratisa dhe bëra

Dj komik Vicky, i ftuar në “Glamour Zone” në RTV Ora, përqëndroi një pjesë të bisedës dhe në marrëdhënien e tij me partneren, Amanda. I pyetur për skenat e xhelozisë, Vicky u shpreh se nuk ka patur ndonjë të tillë, por pas këmbënguljes së moderatores, tregoi një histori.

Ester Bylyku: “Ju keni 15 vite bashkë. Po ndonjë skenë xhelozie do e keni patur. Unë nuk po them të shkosh të rrahësh njerëz, por një skenë të vogël.”

Dj Vicky përgjigjet me shaka: “Po ç’ti bëj, t`i shtyp me makine? Po kam shtyp nja 4-5 veta me makinë, ka nja 10 vjet. Jam arratis, kam bërë 6 vite burg, edhe… Unë si ty do bëhesha, prezantues, por rash brenda.”

EMISIONET