Dj Sardi ka qenë i ftuar në emisionin “Mes Yjesh” Në Ora News. Ai është pyetur nga moderatorja Xhesi Muçaj mbi fanset femra dhe lidhjen e tij të re për të cilën është komentuar shumë.

Sardi është shprehur se pamja ka qenë një plus për karrierën e tij.

Ndërsa për lidhjen e re nuk ka dashur të zbulojë shumë. Ëdhe pse moderatorja vijonte me pyetjet ngacmuese ai ka thënë vetem se edhe mund ta ketë bërë propozimin e shumëpritur, duke lënë të kuptohet se lidhja e tij është shumë serioze dhe ka marrë hapa të rëndësishme drejt një martese.

/Ora News.tv/