Divorcet trend në rritje tek ne, shkaku: rrjetet sociale dhe tradhtia

Divorcet janë në rritje prej martesave të nxituara që bëhen në moshë të re, apo nga njohjet në rrjetet sociale.  Konkluzioni del nga avokatja Rudina Gjonaj, e ftuar në emisionin "Ditë e Re" në Ora News.

Rudina Gjonaj: "Martesat në moshë të pjekur janë martesa më të konsoliduara, pra flas që femrat të jenë mbi 30 vjeç dhe meshkujt mbi 35. Jo dy 18 vjeçarë  që njihen në facebook, b se ne facebook duken sikur bëjnë alamet jete."

Si shkak kryesor të ndarjes së çifteve të martuara, avokatja cilësoi tradhëtinë që sa vjen e po shtohet në Shqipëri, e më pas renditi shkaqet ekonomike, sociale apo edhe ndërhyrjen e personave të tjerë të familjes në jetën e një çifti. Pa lënë mënjanë veset e njërit prej bashkëshortëve, kryesisht burrit siç janë: bixhozi apo alkooli që çon edhe në dhunë :

 

Rudina Gjonaj: "Shkaku numër një është hyrja e palës së tretë në jetën e çiftit, pra, tradhëtia.  Pastaj ka shkaqe ekonomike, sociale, familjare, kur ndërhyn një person nga familja prej xhelozisë. Rastet e veseve,: alkooli që çon në dhunë dhe një grua e dhunuar është e predispozuar për t'u ndarë, apo bixhozi. Divorci është gjëja më paqësore që mund të ndodhë sot edhe pse nuk e rekomandoj."

Në Shqipëri divorci po nis të shihet si diçka e pranueshme nga shoqëria dhe sipas statistikave të vitit 2016-të,  në 100 martesa, divorcohen afërsisht 30 çifte

EMISIONET