“Diversiteti Ballkanik”, temë e festivalit të fotografisë në Korçë

“Diversiteti Ballkanik”, temë e festivalit të

Për të dytin vit radhazi në qytetin e Korçës organizohen Ditët e Fotografisë Gjon Mili.

Në festival marrin pjesë 30 fotografë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Siparin e ngriti ekspozita “Përtej Kaosit”, ku fotografi Osman Demiri prezantoi 30 fotografi.

Osman Demiri: "Është mirë të jemi ndryshe nga njëri-tjetri. Por brendia jonë duhet të jetë e njëjtë. Këtë mesazh përcjell ekspozita jonë."

Ndërsa ekspozita “Diversiteti Ballkanik” bën bashkë të gjithë artistët e fotografisë të ardhur nga vendet e rajonit.

Kuratori: "Tema nga kuratorët këtë vit është diversiteti. A jemi të ndryshëm ne në Ballkan apo na bëjnë të jemi të ndryshëm? Mendimi ynë është  që jemi të njëjtë. Të tjerët dhe grupe të caktuara të interesit, politikës, religjionit mundohen që këta popuj ti bëjnë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe ti fusin në armiqësi."

Në nder të fotografit legjendar në Korçë ka çelur dyert edhe muzeu më i ri “Gjon Mili”, një tjetër atraksion kulturor për qytetin.

Ndaj për kryebashkiakun, Sotiraq Filo, festivali i Fotografisë është një vlerë e shtuar për qytetin dhe jetën kulture në Korçë.

Sotiraq Filo: "Nuk mund të mungonte edhe një festival që i dedikohet një gjinie shumë të rëndësishme të artit që është ai i fotografisë."

Festivali do të mbyllet me një leksion të hapur për fotografinë pranë muzeut Gjon Mili.

EMISIONET