Festa e ditëlindjes së shoqes së tyre ka përunduar fatalisht për dy vajzat 17-vjeçare Denada Tarja dhe Suada Serjani.

Dy vajzat kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të shtunës në aksin e vjetër rrugor pranë fshatit Bërzhitë në Tiranë.

Në makinën që drejtohej nga shoku i tyre 18-vjeçar Françesk Shaba ndodheshin 5 të rinj, të cilët pas festës po ktheheshin në shtëpitë e tyre po në Berzhitë.

Burimet policore bëjnë të ditur se për shkak të shpejtësisë së drejtimit të automjetit dhe lagështisë në rrugë makina është përmbysur në kanal dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë kanë humbur jetën dy vajzat dhe kanë mbetur të plagosur 3, të tjerë.

I riu që drejtonte makinën rezultonte pa leje drejtimi të automjetit, të cilin ja kishte marrë të atin.

E plagosur është edhe vajza 14-vjeçare që kishte ditëlindjen me iniciale L.M dhe një tjetër vajzë 14-vjeçare me iniciale O.M.

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin Lushnje - Rrogozhinë. Si pasojë e parakalimit të gabuar në kushtet e lagështirës një mjet tip Benz me targa AA 461 TU ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.




/Ora News.tv/