Ditë zie kombëtare, Kryemadhi: Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!

Ditë zie kombëtare, Kryemadhi: Solidariteti dhe dashuria

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në ditën e zisë kombëtare lutet për qytetarët.

Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë, me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë.

Postimi i plotë: 

Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar.

I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe.

Sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë të gjithëve, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë!

I lutem Zotit t'i japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike.

Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!


EMISIONET