Ditë tmerri për një shofer taksie

Ditë tmerri për një shofer taksie

Një shofer taksie u përball me kërcënim me thikë pasi hipi në makinë një emigrant algjerian.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në "Metro Agios Dimitrios", Greqi, kur i riu, mosha e të cilit nuk dihet, hyri në taksi me qëllimin për të vjedhur shoferin.

Ky i fundit rezistoi dhe guxoi të përballej me autorin, i cili e plagosi me thikë. Menjëherë pas sulmit, taksisti telefonoi policinë dhe denoncoi emigrantin.

Rreth orës 4:00 të mëngjesit, policia arriti të gjente algjerianin, i cili u përball edhe me oficerët.

Ai bëri tentativa që ti ikte edhe policëve duke mbajtur në dorë thikën që kishte plagosur taksistin, por nuk ia doli. 

Momentalisht, emigranti ndodhet në paraburgim dhe po hetohet për sulme të mundshme të ngjashme.

EMISIONET