Disiplina përjashton Kamzën, Skënderbeu prek gjysëmfinalen e Kupës

Disiplina përjashton Kamzën, Skënderbeu prek gjysëmfinalen e

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka reaguar me dorë të hekurt ndaj skuadrës së Kamzës, të cilën e ka dënuar me përjashtim nga Kategoria Superiore dhe rrjedhimisht, mos zbritje në fushë brenda sezonit 2018-2019.

Një vendim ekstrem ky për futbollin shqiptar dhe për skuadrën nga periferia e kryeqytetit, duke qënë rasti i parë që një skuadër shqiptare e mbyll sezonin përpara kohe. Gjithsesi, ky vendim është pritur mirë nga shumë skuadra, që përveçse do të marrin pikë pa zbritur fare në fushë, do të prekin edhe gjysëmfinalen e një kompeticioni të rëndësishëm.

Fatlume është skuadra e Skënderbeut, që ka kaluar automatikisht në gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Korçarët ishin shortuar të luanin me Kamzën në çerekfinalen e Kupës, por ky përjashtim i ka ndezur Skënderbeut dritën jeshile për të kaluar në fazën gjysëmfinale të saj.

EMISIONET