"Dinastia Marubi-100 vite fotografi nga një studio shqiptare” vjen në Shkodër

"Dinastia Marubi-100 vite fotografi nga një studio shqiptare”

100 vite të studios fotografike shqiptare të një prej dinastive që la gjurmë për Shqipërinë dhe jo vetëm, pas Amsterdamit u ekspozuan në shtëpinë e tyre në muzeun “Marubi” përmes imazheve të përzgjedhura që rrugëtojnë nga viti 1856 deri në 1959.

Luçjan Bedeni: 100 vite të fotografisë vjen si një nëntitull simbolik.

Një ekspozitë e kuruar nga Kim Knoppers që na prezanton historinë e pasur fotografike të një vendi asokohe të izoluar europian.

Tre breza fotografësh realizuan portrete në studio më një varietet të jashtezakonshëm njerëzimit, duke nisur nga borgjezia urbane, tek barinjtë, e kohës së perandorisë osmane tek Mbreti Zog e deri te luftëtarë apo aktorë të famshëm dhe piktore.

Luçjan Bedeni: Herë pas herë të kthejmë vëmendjen për koleksionet e arkivit. Ti japim mundësinë edhe publikut vendas të shikojë një ekspozitë që nuk ka pasur mundësi ta shikojë në Amsterdam.

E gjithe kjo shoqërohet edhe me një pershkrim mbi fillimet e kesaj tradite të rapsodeve të dritës rreth vitit 1850 jo shumë kohë pas shpikjes së fotografisë, italiani Pjetër Marubi arrin në Shkodër.

Atje ai fillon të shkrepë fotografitë e para në rajon duke përdorur metodën e pllakës së metaltë.

Pas vdekjes së Pjetrit, asistenti i tij Keli mori mbiemrin e tij si një nderim ndaj Marubit, mjeshtërinë e fotografisë ai e trashëgoi edhe tek i biri Gege Marubi.

Koleksioni i jashtëzakonshëm i 150 mijë negativëve konsiderohet nga historianët e fotografisë tej mase interesant nga pikëpamja historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike gjithashtu edhe artistike.

Ajo do të qëndrojë e hapur si ekspozitë deri në 2 qershor, ku nuk do të mungojnë bisedat dhe analizat me fotografë dhe kuratorë.

EMISIONET