Video/ Dinakëri prej vrasësi, Sadiku "sheqeros" Rejën para ndeshjeve të qershorit

Video/ Dinakëri prej vrasësi, Sadiku "sheqeros" Rejën

Armando Sadiku është rikthyer të jetë protagonist te Lugano.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dërguar një sinjal të fortë te tekniku i kombëtares kuqezi, Edi Reja, teksa ka realizuar golin e avantazhit për skuadrën e tij në shtëpi kundër Grasshopers.

Sadiku u tregua dinak, ku realizoi me kokë nga shumë afër portës. Një realizim që i afron skuadrën e bardhezinjve akoma dhe më shumë me kualifikimin direkt në Europa League.

Ky gol ishte i 3-ti me Luganon, ndërsa do t'i shërbejë mjaft për tu thirrur në kombëtaren për dy takimet e radhës, më 8 qershor ndaj Islandës dhe tre ditë më vonë ndaj Moldavisë.



EMISIONET