Dimri nis zyrtarisht, dëbora zbardh Kukësin

Dimri nis zyrtarisht, dëbora zbardh Kukësin

Këto pamje janë regjistruar mëngjesin e së martës në Shishtavec dhe qytetin e Kukësit.

Ndryshimi i temperaturave solli borën e parë që në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet ishin me intensitet të lartë, por për shkak se u shoqëruan me shi bora nuk ngjiti në qytet. Veç lagështisë në rrugë, aktualisht nuk ka raportime për probleme të tjera në qarkullimin rrugor, por autoritetet kërkojnë kujdes.

Sipas parashikimeve, reshjet e dëborës pritet të nisin edhe në zona të tjera në veri e verilindje. Reshjet e dëborës nisën edhe në disa qytete të Kosovës nga ku nuk raportohen problematika.

EMISIONET