Shqipëria po bëhet me stadium të ri. Stadiumi ka fushë, edhe pistë, edhe zyra, edhe restorant, edhe hotel, edhe parking, edhe impant çlodhës e argetimi, dhe shumë shërbime të tjera që nuk mund të mos kenë lidhje me futbollin. Megjithatë kjo foto ka një simbolikë tjeter.

Shikoni këto dy rrathë të vegjël, - njëri është Rektorati i Universitetit të Tiranës, universiteti më i madh në vend dhe tjetri është rektorati i Akademisë së Studimeve Albanologjike, qendra e vetme e studimeve që lidhen me arkeologjinë, historinë, letërsinë, etnografinë, etj, në Shqipëri. Aty ndodhet një prej muzeve më të mirë në vend, Muzeu Arkeologjik i krijuar më 1948. Dy godinat e dijes duken një pikë ujë në kompleksin e madh sportiv, - një tregues domethënës sesa të rëndësishme dhe sa prioritare janë shkenca dhe dija në Shqipëri! Madje dy godinave gjithnjë e më shumë u merret hapësirë e territor, sa nga qeveria, aq edhe nga bashkia.

Mesazhi është i trishtë: për dijen e shkencën nuk ka as para dhe as investime, as projekte dhe as vemendje, as strategji dhe as vizion, ama për çështje hotelesh, lokalesh, luksi, argëtimi, sidomos PPP, ka pasur e ka kohë, vemendje e çek të bardhë! Të gjithë shtetarët vijnë rregullisht të shoqeruar nga donatorët e tyre elektorale tek stadiumi-hotel-restorant, por asnjë prej tyre, nuk ka kohë për vizitë 10 metra pertej, aty ku me të mira e probleme ndodhet Tirana e librit dhe e mendjes.

Dhe për memorie në vendin pa memorie, - më 2010 me ceremoni pompoze midis dy godinave të shkencës, ku ndodhej hapësira e ish kollonave, u përurua nisja e punës për ndërtimin e Muzeut Memorial mbi Nënë Terezën! Nuk u bë kurrë, si shumë gjëra të tjera që premtohen pa menduar dhe që nuk bëjnë pjesë në planet e oligarkëve të politikës dhe ekonomisë!

/Ora News.tv/