Digjet minibusi shqiptar në Gjermani

Digjet minibusi shqiptar në Gjermani

Një minibus shqiptar është djegur në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:35 në rrugën Limburg-Eschhofen.

Mediat raportojnë se kanë qenë dëshmitarët të cilët kanë lajmëruar zjarrfikësit dhe policinë, pasi gjetën një minibus të parkuar të përfshirë nga flakët, në rrugën “Brüsselerstrasse”.

Pavarësisht se zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, zjarri kishte avancuar duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, që janë përllogaritur rreth 40.000 euro.

Sipas dëshmitarëve një person ende i paidentifikuar kishte hedhur një objekt brenda minibusit dhe më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë.

Komisariati i Departamentit të Zjarrfikjes së Hetimeve Kriminale në Limburg ka filluar hetimin për zbardhjen e ngjarjes.

EMISIONET