Digjet makina në Himarë, lëndohet shoferi

Digjet makina në Himarë, lëndohet shoferi

Një drejtues mjeti është lënduar, pasi makina e tij është përfshirë nga flakët në ecje. Ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku mendohet se shkak i djegies së makinës ka qenë shpërthimi i sarbatorit të mjetit.

I plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale J. I., 26 vjeç, i cili  ka marrë djegie të lehta në trup dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Foto Ilustruese)

EMISIONET