Temperaturat e larta dhe fundjava me diell riktheu njerëzit buzë Jonit. Vlonjatë e pushues ditore iu gëzuan motit dhe morën rrezet e para të pranverës.

Fundjava me diell e temperatura të larta riktheu vlonjatët dhe pushuesit ditorë buzë Jonit.

Fëmijë e të rritur dolën për të marrë rrezet e para të pranverës.

Plazhi dhe Lungomarja ishin të gjalla.

Dita e pushimit u mundësoi prindërve të kalonin disa orë të qeta me fëmijët.

Më të vegjëlit mësojnë të hedhin hapat e para në rërë.

Ndërsa më të rriturit e shfrytëzuan kohën për një lojë buzë detit apo thjeshtë ecje.

Nuk munguan as pushuesit nga kryeqyteti edhe pse plazhi nuk ka nisur ende.

Prindërit shijuan pushimin, ndërsa ndërsa fëmijët shfrytëzuan ambientet sportive në lungomare.

Pamje e ngjashme ishte në të gjithë bregdetin.

Duket se ditët e ftohta ikën me shkurtin.

/Ora News.tv/