Dibrani, Ramës: Me kullat merremi vetë, bëj rrugën.Thua i bëj të gjitha por...

Dibrani, Ramës: Me kullat merremi vetë, bëj rrugën.Thua i

Të lodhur nga premtime të njëpasnjëshme por pa rezultat, banorët e Lurës kërkesën kryesore kanë rrugën.

Shqetësimin ia shprehu ky djalë i ri kryeministrit Rama, duke i kërkuar të zotohet për çka është i bindur se mund ta finalizojë.

Ai kërkoi që rruga të bëhet nga Rrësheni dhe jo nga Dibra.

Në kundërpërgjigje, Rama i bëri të qartë se mban premtimet që bën teksa e këshilloi të thotë gjëra me kuptim.

Djali: Zoti kryeministër folët për rehabilitimin e kullave. Ne nuk kemi nevojë për rehabilitimin e kullave sepse atë gjë mund ta bëjmë vetë. E vetmja gjë që kërkon komuniteti i Lurës është rruga. Dhe jo të mbetet vetëm një premtim sa je ti këtu dhe pastaj pasi të ikësh mbetet vetëm një projekt në letra. Ne kërkojmë që rruga të bëhet nga Rrësheni, jo nga Dibra sepse kjo na lidh ne me Tiranën më afër. Ti ke thënë se do ti bëj të gjitha, por nuk i bën. Para 4 vitesh ka ardhë një ministër i juaji Lefter Koka dhe premtoi se do të kishte një projekt për rehabilitimin e rrugës, nga këtu tek liqeni që ishte një vlerë prej 4 milionë euro. Ai hodhi 20 kamionë me inerte dhe pastaj iku.

Edi Rama: E para e punës këto milionat e eurove i keni bërë si kokrra fasulesh. Nuk ekziston një projekt i tillë për vetëm një zonë, sepse unë e di sa buxhet ka Shqipëria. E dyta, unë nuk thashë asgjë nga këto që the ti. Unë nuk thashë “do ti bëjmë të gjitha”, nuk i premtova të gjitha, bile edhe rrugën thashë “nuk do ta lemë pa bërë”. Sa për premtimet e  mia zotëri, unë i mbaj. Ndryshimi mes teje dhe teje është se ti kujton se “e the dhe u bë”, se nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde dhe nuk e di çfarë është puna.

Prandaj nuk e kupton që nga e thëna në të bërë është në mes deti. Se kështu më thoshin edhe për rrugën e Arbërit, por rruga e Arbërit do bëhet. Kështu thoshin si ty. Fole në numrin shumës, the që “nuk kemi nevojë”.

Ti je një individ që përfaqëson veten tënde, ti nuk flet në emër të tyre, flet në emrin tënd. Ti je një individ që mund të thuash “unë mendoj se nuk kemi nevojë të na i rregulloni kullat, i kemi bukur shumë”.

Ndërkohë që unë thashë diçka krejt tjetër, thashë që paralelisht duhen bërë disa gjëra. Nuk thashë unë që të bëjmë kullat dhe të mos bëjmë rrugën. Nuk e thashë këtë fare. “Ta nisim nga gjërat që kemi mundësi”, këtë thashë.

Patjetër që ka rëndësi ajo që po them unë, se ti i di të gjitha, unë di më pak se ty. Por ndryshimi midis meje dhe teje është që, ato që i di të gjitha, asnjërën nuk di të saktë. Unë ato që di, i di të sakta sepse ma do detyra, jo se jam më i zoti se ty.

Fillimi i projektit dhe fillimi i punës me kullat është shumë i mundur dhe shumë i duhur sepse në ndërkohë, këtu vijnë njerëz, këtu jetojnë njerëz se nuk është shkretëtirë dhe do ndërtomë qytet nga e para.

Do vijnë më shumë se kaq. Edhe me këtë rrugë do vijnë më shumë se kaq nëqoftëse këtu do ketë më shumë mundësi. Nuk do vijnë më shumë sesa mund të vijnë me rrugën, por do vinë më shumë. Pastaj rruga nuk diskutohet që do sjelli shumë më tepër.

Kështu që unë të falenderoj për ndërhyrjen, por një këshillë miqësore kam, mëso më shumë që kur të flasësh, t’i thuash gjërat me më shumë kuptim.

Shumë faleminderit të gjithëve se duhet të vazhdojmë me punë të tjera. Unë erdha sot, por do të vij prapë.Kështu që do më llogarisni prapë.



EMISIONET