Dibër, zihen me thika në lokal, njëri përfundon me helikopter në Tiranë

Dibër, zihen me thika në lokal, njëri përfundon me

Dy shtetas janë konfliktuar me mjete të ftohta gjatë orëve të para të mëngjesit në një lokal të fshatit Sohodoll të Dibrës.

Policia e Dibrës ka marrë informacion se rreth ores 03.00, të datës së sotme po ndodhte konflikti.

"Kanë konstatuar se  në lokalin e shtetasit  B.C,  në fshatin Sohodoll janë konfliktuar me njëri- tjetrin shtetasit B.C,  49 vjeç, dhe B.B,  40 vjeç, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë me mjete të ftohta (thikë), shtetasi B.C, i cili po transportohet me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës" informon policia e Dibrës.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore nga grupi hetimor dyshohet se  konflikti ka nisur për motive të dobëta ( grindje e çastit)  ndërmjet dy shtetasve.

Pas ngjarjes autori dyshuar është larguar, por falë reagimit në kohë të  Strukturave të  DVP Dibër,  është bërë e mundur gjetja, kapja dhe shoqërimi në ambjentet e Policisë, i të dyshuarit B.B, i cili rezulton i dëmtuar lehtë gjatë konfliktit.

Vijon puna për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes së  sipërpërmendur.

EMISIONET